Ballina Kronika Zjarr në qendër të Shkupit, humb jetën një person

Zjarr në qendër të Shkupit, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në zjarrin që përshiu një dyqan gomash në rrugën Jordan Mijallkov në Shkup. Viktima në momentin e shpërthimit të flakëve ka qenë brenda dyqanit, por edhe përkundër tentimeve të zjarrfikësve për ta shpëtuar, nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë.

Njësiti zjarrfikës ka ndërhyrë me 8 automjete dhe zjarri për momentin është lokalizuar. Gjatë flakëve një person ka marrë lëndime më të lehta dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë pas ndihmës që i është dhënë, është dërguar në shtëpi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews