Ballina Bota Zbutet “burri-raketë”, Kim kërkon më shumë samite në 2019

Zbutet “burri-raketë”, Kim kërkon më shumë samite në 2019

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është zotuar se do të “takojë” më shpesh presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae vitin e ardhshëm për të diskutuar denuklearizimin e plotë të vendit.

“Në një letër të rrallë drejtuar Seulit zyrtar në këtë prag festash, Kim tha se donte të bënte paqe midis vendeve dhe “të zgjidhnin çështjen e denuklearizimit të gadishullit së bashku”, tha një zëdhënës i Moon.

Kim shprehu gjithashtu “shumë keqardhje” që ai nuk mund të vizitonte Seulin në vitin 2018, pasi ai kishte premtuar se do ta bënte udhëtimin pasi Moon vizitoi Phenianin në shtator.

Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Moon bëri një deklaratë të fuqishme duke thënë se të dy vendet duhet “të bëheshin një” përsëri dhe kjo duket se ka zbutur Kim, i cilësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump si “burri-raketë”.

Megjithëse të dy vendet mbeten teknikisht në luftë, marrëdhëniet janë përmirësuar ndjeshëm në vitin 2018, falë një numri gjestesh pajtuese nga Kim. Zëdhënësi i Moon nuk zbuloi se si u dërgua letra, por e përshkroi atë si të ngrohtë dhe tha se Kim shkroi për ” vendosmërinë për të vizituar Seulin”.

Kim Jong-un gjithashtu u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump në vitin 2018 – hera e parë kjo që një president i SHBA ka takuar një udhëheqës nga Koreja e Veriut- por përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet midis SHBA dhe tyre kanë ngecur në muajt e fundit.

SHBA ka thënë se Koreja e Veriut nuk është plotësisht e angazhuar të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, ndërsa Veriu ka atakuar sanksionet e reja të SHBA-ve duke thënë se kanë dëmtuar ekonominë e saj.

Përkundër këtyre pengesave, një tjetër takim midis Trump dhe Kim mund të ndodhë sërish në vitin 2019. Presidenti amerikan vlerësoi një “letër të ngrohtë” nga Pheniani në shtator, ndonëse nuk është caktuar ndonjë datë tjetër për një samit, të ngjashëm me atë të Singaporit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews