Ballina Argëtim Kuriozitete Zbulimi/ Toka fsheh një ekosistem të madh nëntokësor

Zbulimi/ Toka fsheh një ekosistem të madh nëntokësor

Toka është shumë më e gjallë sesa është menduar më herët. Sipas studimeve për format e jetës, ekziston një ekosistem i pasur nëntokësor, i cili është gati dyfish më i madh se sipërfaqja e të gjitha oqeaneve.

Pavarësisht nxehtësisë së madhe, mungesës së dritës, sasisë së vogël të materieve ushqyese dhe shtypjes së lartë, shkencëtarët vlerësojnë se biosfera nëntokësore është e mbushur me rreth 23 miliardë tonë mikro-organizma, që është shifër qindra herë më e madhe se pesha e tërë njerëzve në botë.

Hulumtuesit e institutit “Deep Carbon Observatory” thonë se llollojshmëria e specieve të botës nëntokësore mund të krahasohet me atë të Amazonës apo Ishujve Galapagos, por ndryshe nga këto vende, mjedisi jetësor nën tokë është në pjesën më të madhe i pastër dhe i paprekur nga njerëzit.

Ekipi që po merret me studimin e formave të jetës nëntokësore përbëhet nga rreth 1200 shkencëtarë nga 52 shtete, të cilët janë të specializuar në disiplina të ndryshme shkencore, duke nisur nga gjeologjia, mikrobiologjia, kimia dhe fizika.

Një vit para pëfundimit të studimit të tyre dhjetë vjeçar, ata do t’i publikojnë disa gjetje në takimin vjetor të Unionit Gjeofizik të Amerikës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

@tn.lajmelokale
@tetovanews