Ballina Aktualitet Lajme Xhaferi dhe Misovski në pyetje në Prokurori për “27 prillin”

Xhaferi dhe Misovski në pyetje në Prokurori për “27 prillin”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dhe nënkryetari i Parlamentit Goran Misovski sot në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u prononcuan për kallëzimin penal që e parashtruan Shoqata e Qytetarëve për Respektimin e Rregullores nga Manastiri, e cila e konteston zgjedhjen e Xhaferit si kryetar të Parlamentit, konfirmuan nga PTHPM-ja.

Xhaferi dhe Misovski në Prokurori deklaruan se zgjedhja e kryetarit të Parlamentit më 27 prill të vitit të kaluar ka qenë legale dhe legjitime.

Misovski deklaroi se zgjedhja e Xhaferit është bërë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren dhe se ai është kryetar legjitim dhe legal i Parlamentit, ndërsa Xhaferi tha se e kanë thirrur që të prononcohet dhe se ai e ka plotësuar këtë detyrim si edhe çdo qytetar.

Përveç tij, në Prokurori, para disa ditëve u prononcua edhe deputeti Ferid Muhiq, i cili në seancë e 27 prillit në të cilën ishte zgjedhur Xhaferi ka pasur rolin e kryesuesit të seancës.
Kallëzim penal është parashtruar kundër të gjithë deputetëve që votuan për zgjedhjen e Xhaferit, kryetar të Kuvendit të RM-së për “keqpërdorimin e autorizimeve dhe të pozitës zyrtare”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews