Ballina Aktualitet Kosovë Vuçiq shfaqet i tensionuar para votimit të ushtrisë së Kosovës, ka “një...

Vuçiq shfaqet i tensionuar para votimit të ushtrisë së Kosovës, ka “një mesazh për gjithë botën”

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha sot në Trstenik se qëllimi i Prishtinës për të formuar një ushtri është i papajtueshëm me ligjin dhe me Rezolutën 1244 dhe shtoi se detyra e KFOR-it është të shpërbëjë atë ushtri.
‘’Kosova është një problem shumë i madh për ne, veçanërisht për shkak të lëvizjes të fundit,për formimin e një ushtrie, e cila nuk është e bazuar as në ligj as në Rezolutën 1244.

Obligimi i KFOR-it është të shpërbëjë ushtrinë‘’, tha Vucic.

Ai dërgoi një mesazh tjetër për botën.

‘’Mos e poshtëroni Serbinë dhe popullin serb, sepse as populli serb, as Serbia nuk do t’ju lejojnë‘’, tha ai.

Ndryshe, Qeveria ka paralajmëruar se ushtria do të formohet nesër, duke shtuar se kanë mbështetjen e SHBA’së dhe aleatëve të tjerë. /Metro

@tn.lajmelokale
@tetovanews