Ballina Aktualitet Kosovë Vuçiq: Jam i shqetësuar nga çmenduria e Prishtinës

Vuçiq: Jam i shqetësuar nga çmenduria e Prishtinës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se Kosova është e gatshme për masa të reja kundër Serbisë dhe serbëve në Kosovë. Një gjë të tillë e paralajmëroi një ditë më parë dhe Haradinaj, në stilin “nuk keni parë gjë akoma”. Vuçiç foli për tre masa të reja, por nuk i specifikoi se cilat janë ato. As Haradinaj nuk i specifikoi.

Presidenti serb shton se shteti do të marrë vendime për masat e reja të Kosovës vetëm kur dhe nëse merren.

“Unë mendoj se është e rëndësishme për që të tregohemi të qëndrueshëm dhe të fortë, dhe gjithmonë të qetë; të rezistojmë duke i kundërshtuar masat dhe në përputhje me rrethanat të marrin vendime”, tha Vuçiç.

Sipas tij, Kosova po na përcjellë shqetësim, frikë dhe ankth, sepse, siç tha, këtë po e tregon fakti se “çmenduria e Prishtinës është bërë e pakufishme,” dhe se askush në komunitetin ndërkombëtar nuk e ndal këtë çmenduri.

“Fajësojnë komunitetin ndërkombëtar, i cili nuk e ka penguar tarifën prej 10 për qind”, theksoi Vuçiç.

@tn.lajmelokale
@tetovanews