Ballina Aktualitet Rajoni Vuçiq: As Trump s’më detyron të flas me Kosovën pa hequr taksën

Vuçiq: As Trump s’më detyron të flas me Kosovën pa hequr taksën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të bie nën presionin ndërkombëtar për të rinisur bisedimet me Kosovën përderisa kjo e fundit sipas tij nuk heq taksën ndaj mallrave serbe.

Dialogu mes Kosovës e Serbisë është bllokuar këtë vit si pasojë e çështjeve si rishikimi i kufijve, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, refuzimi i Serbisë të njohë Kosovën si shtet dhe si pasojë e bllokadës ndaj mallrave serbe në nëntor.

Presidenti amerikan, Donald Trump u dërgoi letra si Vuçiçit ashtu edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kërkuar nga ata që të arrijnë një marrëveshje.

“Nuk ka forcë në botë, e as ndonjë njeri në botë, që mund të më detyroj të flas për diçka derisa të mos tërhiqen taksat. Madje as thirrja personale e Trump”, tha Vuçiç para gazetarëve sot, raporton “Bloomberg”.

Agjencia amerikane e lajmeve shkruan po ashtu se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se shteti i tij do të rrisë buxhetin ushtarak për vitin e ardhshëm për 35 për qind në 919 milionë dollarë për “t’u përgatitur kundër çdo rreziku të mundshëm, sepse në Ballkan nuk është se kemi pak rreziqe”.

Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia do të reagojë për serbët në Kosovë nëse sulmohen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews