Ballina Aktualitet Lajme VOTOHET AMENDAMENTI I PARË, “REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT” HYN NË KUSHTETUTË!...

VOTOHET AMENDAMENTI I PARË, “REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT” HYN NË KUSHTETUTË! (VIDEO)

Me amendamentin e parë parashihet që në kushtetutë fjalët Republika e Maqedonisë të zëvendësohet me fjalët Repuplika e Maqedonisë së Veriut. Sipas deputetëve të shumicës parlamentare amendamenti i 33-të ka të bëjë me emrin e shtetit dhe me të më në fund definohet emri i shtetit tonë në një kontekst më të gjerë historik dhe përcaktim gjeografik i cili shtohet (Veriore apo së Veriut), por edhe zgjidhje historike e definimit të shtetit modern, i cili dëshiron që ekzistimin e tij ta ndërtojnë në bazë të parimeve universale.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 64, me 67 vota “për” dhe katër të “përmbajtura” dhe 23 “kundër” e miratoi draft amnedamentin e XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Amendamenti XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamenti XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”. Amendamenti XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2.

Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3. Amendamenti XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.

2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.

3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.

4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.

5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Siç thuhet në materialin e dorëzuar nga Qeveria e Maqedonisë, “qëllimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese është implementimi i Marrëveshjes me Greqinë, e cila duhet të mundësojë integrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

Partia Opozitare VMRO-DPMNE-ja këmbëngul se Marrëveshja është kapitulluese dhe se me këtë marrëveshje problemet nuk do të mbarojnë. Deputeti Fadil Zendeli nga Besa, tha se si parti opizitare e kanë mbështetur Marrëveshjen e Prespës për të cilën vlerësojnë se është parakusht për integrim të vendit në strukturat euroatlantike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews