Ballina Aktualitet Shqipëri Video/Pamje të frikshme nga Durrësi, lagje të tëra të zhytyra në plehra

Video/Pamje të frikshme nga Durrësi, lagje të tëra të zhytyra në plehra

Në zonën e ish-Kënetës që sot quhet Durrësi i Ri rrugët dhe kanalet janë të mbushura me plehra. Banorët tregojnë që jo vetëm nuk ka kosha, por prej kohësh asnjë firmë pastrimi nuk është futur në zonë.

Askush nuk mund ta tregojë se kur bashkia ka pastruar për herë të fundit këtë territor. Ish-Këneta, e emërtuar sëfundmi si Durrësi i Ri, si kurrë më parë ndodhet zhytur ne plehra. Të hedhura vend e pa vend, në anë të rrugëve, buzë kanaleve dhe në brendësi të tyre.

Një situatë e pazakontë, për një lagje, pjesë e Bashkisë së Madhe. Banorët tregojnë se këtu nuk kanë parë asnjë nga punonjësit e ndërmarrjas së pastrimit. Jeta mes plehrave e një komuniteti me afro 15 mijë banorë është thuajse e pamundur.

“Kryetari i Komunës nuk ka ardh hiç këtu”, tha nje banor.

Nuk ka kosha dhe banorët shkarkojnë mbeturinat e përditshme në rrugë e kanale.

“Asnjëherë nuk është pastru, as ka ardh njeri me e pastru”.

Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit është ajo që menaxhon mbetjet urbane në Durrës.
Por, pamjet tregojnë se këtu ky institucion nuk ekziston. Banorët do të vazhdojne te hedhin mbeturinat ku të mundin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews