Ballina Argëtim Showbiz (VIDEO) Koncert i Elitës 5 në Shkup

(VIDEO) Koncert i Elitës 5 në Shkup

Sot, (27 dhjetor), Shkupi do të përfshihet nga “Tornado”. Grupi legjendar i muzikës rok “Elita 5”, plot 30 vite në skenën shqiptare do të paraqitet në Shkup me koncertin madhështor, me hitet e tyrе dhe albumin më të ri të titulluar “Tornado”. “Elita 5”, grup i themeluar në vitin 1988, i përbërë nga 6 pjesëtarët nga Tetova, numëron 8 albume dhe dhjetëra këngë hite si “Al Kapone”, “Nuk jam unë diktator”, “Fol, vetëm fol” dhe e fundit e hedhur në treg para dy muajsh, “Tornado”.

Janë 8-9 albume edhe mbi 70 këngë” të kompozuara dhe të kënduar nga ata. Të kërkosh nga “Elita 5”, se cila është kënga e tyre e preferuar, është njësoj si të bësh diferencë tek fëmijët. Megjithatë, ata thonë se ajo që i vuri vulën këtij grupi, mbetet kënga “Al Kapone”.

Anëtarët e grupit, Mevaip Mustafi (solo kitarë), Besim Ibraimi (daulle), Arif Ziberi (vokal), Agron Idrizi (bas kitarë), Nexhat Mujovi – Virusi (organist- producent), premtojnë mbrëmje të paharrueshme ndaj adhuruesve të tyre në prag të festave të fundvitit.

Koncerti do të mbahet në Teatrin Popullor të Maqedonisë me fillim në orën 20:00.

@tn.lajmelokale
@tetovanews