Ballina Aktualitet Rajoni (VIDEO) KOCIJAS: MARRËVESHJA E PRESPËS DO TË RATIFIKOHET NË GREQI

(VIDEO) KOCIJAS: MARRËVESHJA E PRESPËS DO TË RATIFIKOHET NË GREQI

“E ardhmja i takon miqësisë sonë”. Ky është mesazhi që e ka dhënë ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocijas, për raportet mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai në intervistën për MIA ka treguar se si ka ardhur deri tek nënshkrimi i Marrëveshjes, që nga shtatori i vitit të kaluar, përmes Davosit dhe Sunit e gjerë në Prespë, kur ai dhe homologu i tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov nënshkruan marrëveshjen.

Ai thotë se nuk do të vdes pa shëtitur i buzëqeshur nëpër rrugët e Shkupit.

Nikos Kocijas

“Përveç kësaj, kam të drejtë për këtë. Mendoj se vendi juaj është i bukur. Duhet t’ju them se Shkupi më pëlqen më shumë me borë. Mendoj se do të kalojnë 2-3 vjet dhe kur do ta shikojnë se jeta do të ndryshojë drejtë anës pozitive me këtë marrëveshje dhe as ne nuk e marrim Shkupin, as ju Selanikun nga ne dhe se të gjitha ato marrëzira që fliten, atëherë mendoj do të jem një kalimtar i buzëqeshur nëpër rrugët e Shkupit. Nëse do të isha më ri dhe të kisha para, do të blija një parcelë toke në Prespë që të ndërtoja shtëpi atje”,

Kocijas mes tjerash ka thënë se është optimist se Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë.

Kocijas është shprehur i bindur se marrëdhëniet më fqinjësore më të mira në tërë Evropën do të jenë ato mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Enis Murtezi /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews