Ballina Shëndeti Vaj kokosi për dhëmbët, metoda antike e indianëve

Vaj kokosi për dhëmbët, metoda antike e indianëve

Dëshira më e madhe e shumë njerëz është të kenë dhëmbë të bardhë. Por shumë prej tyre nuk arrijnë të kujdesen mirë për dhëmbët e tyre dhe sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara “47.2% e të rriturve të moshës 30 vjeç e lart kanë një formë të sëmundjes periodontale”.

Sidoqoftë ekziston një produkt natyral që mendohet se bënë mrekulli për shëndetin dentar, e që është vaji i kokosit.

Vaj kokosit mund të eliminojë zbardhjen e dhëmbëve tek dentisti në një mënyrë krejtësisht të natyrshme pa sulmuar smaltin tuaj dhe kjo gjithashtu freskon frymën tuaj.

Çfarë ju nevojitet: 1 lugë gjelle e vajit të kokosit që hidhet në ujë të ftohtë.

Merrni një lugë gjelle vaj kokosi dhe pastroni dhëmbët me të për 10 minuta para se t’i lani dhëmbët. Ajo do të përzihet me pështymën në gojën tuaj dhe do të bëhet një lëng i hollë dhe i bardhë. Bëni gargare rreth dhëmbëve, mishit dhe gjuhës, mund të përthithë toksina dhe të pastrojë gojën.

Pas 10 minutash, pështyni vajin. Kjo metodë njihet si një art antik indian i shërimit që është bërë popullor në kohët e fundit. Ideja është që të përdorni vajra të pastër për të “nxjerrë jashtë” bakteret e dëmshme nga goja, dhëmbët dhe mishrat e tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews