Ballina Bota Trump i zgjat dorën gjigantëve të teknologjisë

Trump i zgjat dorën gjigantëve të teknologjisë

SHPËRNDAJE

Administrata Trump do të takohet me gjigantët e sektorit të teknologjisë për të diskutuar mbi idetë inovative në gjendje që t’i garantojnë SHBA-së kreun botëror në sektorin industrial në të ardhmen.

Në këtë takim që do të zhvillohet të enjten do të jenë të pranishëm drejtori i përgjithshëm i “Google”, Sundar Pichai, ai i “Microsoft”, Satya Nadella dhe Steve Mollenkopf, drejtori i “Qualcomm”.

Në fakt Pichai do të jetë në Uashington edhe një ditë më parë, të mërkurën më 5 dhjetor, për të dëshmuar para një komisioni të Drejtësisë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Mes argumenteve që do të shqyrtohen nga numri një i “Google” figurojnë mbrojtja e të dhënave të përdoruesve, rezultatet e kërkimit me temë politike si dhe mbi punimet e kompanisë për projektin “Dragonfly”, që konsiston në një motor kërkimi të censuruar për Kinën./atsh