Ballina Aktualitet Lajme Tetovari mashtron dibranin, i premton vizë gjermane për 500 euro

Tetovari mashtron dibranin, i premton vizë gjermane për 500 euro

Me 14.12.2018, në ora 11.10, në Stacionin policor në Dibër, E.M.(24) nga Dibra ka raportuar një mashtrim të kryer nga E.K.(29), me banim në fshatin Bogovinë të Tetovës,.

Personi që ka bërë denoncimin në polici, para një viti ka ra në kontakt me E.K., 3 herë i ka dhënë mjete materiale në vlerën prej 32.500 denarësh, sipas premtimit për marrjen vizës për në Gjermani. Por e gjitha kjo ka rezultuar në mashtrim, sepse pas pagesës së mjeteve ai jo që nuk ka marr vizën, por i denoncuari nuk i është paraqitur më në telefon edhe pse e ka kërkuar disa herë. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews