Ballina Kronika Tetovari e ka detyruar gruan të shkojë me burra të tjerë

Tetovari e ka detyruar gruan të shkojë me burra të tjerë

26-vjeçarja nga një fshat i Tetovës, më 24 dhjetor ka paraqitur në polici burrin e saj 28-vjeçar duke e akuzuar për keqtrajtime.

Ajo ka deklaruar se burri një kohë të gjatë e ka keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht, por e dononcoi edhe se e ka detyruar të ketë marrëdhënie me persona të tjerë nga vende të ndryshme të rajonit të Pollogut.

Burri është privuar nga liria dhe vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews