Ballina Shëndeti STUDIMI: Infeksionet e fëmijërisë çojnë në probleme të shëndetit mendor

STUDIMI: Infeksionet e fëmijërisë çojnë në probleme të shëndetit mendor

Një studim i ri ka gjetur lidhje mes infeksioneve të fëmijërisë, qofshin këto serioze apo të lehta, me rrezikun e shtuar për t’u prekur nga çrregullime të shëndetit mendor më vonë në jetë.

Për studimin janë përdorur të dhënat mjekësore të mbi 1 milion njerëzve të lindur në Danimarkë në periudhën mes vitit 1995 dhe 2012. Studiuesit zbuluan se infeksionet e fëmijërisë që kërkonin shtrimin në spital kishin lidhje me një rritje prej rreth 84 për qind të rrezikut të diagnostikimit të çrregullimeve mendore dhe një rritje prej 42 për qind të rrezikut të përdorimit të drogave psikotrope në trajtimin e tyre.

Infeksionet më pak të rënda që u trajtuan me ilaçe si antibiotikë shoqërohen me një rrezik prej 40 dhe 22 për qind respektivisht. Gjetjet janë botuar në revistën JAMA Psychiatry.

“Gjetja e habitshme ishte se infeksionet në përgjithësi – dhe në veçanti, infeksionet më pak të rënda, ato që u trajtuan me agjentë anti-infektivë – rritën rrezikun për shumicën e çrregullimeve mendore”, thotë autori kryesor Dr Ole Köhler-Forsberg, neurologe dhe profesoreshë në Universitetin Aarhus në Danimarkë.

Rritja e rrezikut lidhet me probleme të shëndetit mendor duke filluar nga çrregullime të spektrit si skizofrenia dhe autizmi, deri te çrregullimet e personalitetit dhe të sjelljes.

Sidoqoftë, ekipi i studiuesve thekson se lidhja mes infeksioneve dhe problemeve të shëndetit mendor nuk ka barazi të njëanshme dhe duhen studime më të thelluara, duke marrë parasysh edhe faktorë të tjerë të përfshirë si gjenetika apo faktorët socioekonomikë.

Studimi gjithashtu nuk merr parasysh diagnozat e gabuara dhe raportimet e gabuara në të dhënat mjekësore. Ekipi thotë se ky është studimi i parë që tregon se çdo infeksion i trajtuar është i lidhur me një gamë të gjerë çrregullimesh mendore. (TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews