Ballina Aktualitet Rajoni Studentja: Po mundohen ta përçajnë protestën

Studentja: Po mundohen ta përçajnë protestën

Ervisa Shehu, studente e Shkencave Sociale, e cila prej 7 ditësh ka qenë pjesë e protestës së studentëve, rrëfeu në studion e “ABC News”, detaje rreth protestës, si organizohen ata, kushtet që kanë, si dhe faktin se emri i opozitës po lakohet se u ka dhënë para disa studentëve.

“Po mundohen ta përçajnë protestën. Po shohim që sot kanë paguar edhe Lekë për studentët, por mundohen që të përçajnë studentët. Po lakohet vetëm Partia Demokratike, por kjo nuk është e vërtetë, aty nuk ka bindje politike, nuk jemi as me PD, PS, LSI. Vetë studentët që merrnin megafonin dhe bërtisnin jo politikë ishin vetë ato që mundoheshin të përçanin protestën. Ne jemi vetë politika aty, nuk pranojmë partitë politike, aty jemi për të drejtat tona. Duhet ta kuptojnë të gjithë që ne aty jemi studentë. Kemi kërkesat tona, 8 pikat tona. Nuk kemi parë gjë të firmosur nga kryeministri dhe Ministria e Arsimit jemi lodhur nga fushata dhe premtime të kota. Kërkesat tona janë të qarta dhe nuk janë të paarritshme, mund të bëhen ngadalë, por nuk janë të pa arritshme. Ne kërkojmë vëmendjen e kryeministrit. Të gjitha studentët janë të barabartë dhe nuk duam veçime.

Sipas studentes disa vite më parë tarifat kanë qenë shumë më të ulëta sesa sot.

“Tarifat kanë qenë më të ulëta më përpara. Kam paguar 420 mijë lek, dhe më herët ka qenë 300- 320 mijë”.

Ndërsa përsa i përket kushteve nëpër konvikte, ajo tha se janë të pabanueshme.

“Kushtet në konvikte janë të pabanueshme, dhe më vjen shumë keq se shoqet, shokët jetojnë aty. Rrinë 4-5 veta, por arrin dhe në 6. Nuk ka pasur përmirësim dhe vit pas viti gjendja përkeqësohet”.

E pyetur nga gazetarja sesi merren këto vendime dhe kush i ka përpiluar kërkesat, studentja tha: “Është e vërtetë nuk ka përfaqësues, mblidhemi në fillim nëpër fakultete dhe më pas shkojmë tek Ministria e Arsimit”.

Por studentja nuk nguroi të thoshte se ka disa pedagogë që marrin shuma të mëdha parash për provime. Gjithashtu sipas studentes ata kanë kërcënuar në këto ditë protestash.

“Ka pedagogë që marrin shuma parash të papërballueshme për studentët. Edhe pse një pjesë e tyre janë me ne pro protestës, por jo të gjithë. Pedagogët nuk na kanë penguar, kemi dëgjuar se ka pasur dhe kërcënime nga pedagogë të universiteteve, por studenetët nuk u janë bindur dhe kanë dalë në protestë”./tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews