Ballina Aktualitet Studenti ia thotë në sy Ramës: Je mashtruesi më i madh në...

Studenti ia thotë në sy Ramës: Je mashtruesi më i madh në këtë vend, gogol! (VIDEO)

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me studentët në Vlorë, jo pak herë debatoi me ta. Njëri nga studentët i tha kryeministrit se është mashtruesi më i madh. Ai i përmendi dhe paktin me Bashën më 17 maj në zgjedhjet e kaluara.

“Po ta them në sy, je mashtruesi më i madh. Kur i mbylle gojën Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës në takimin që bërë kur ai ngriti çadrën, imagjino çfarë mund të na bësh neve studentëve. Kjo që po zhvillohet këtu është një farsë e gjitha” tha ndër të tjera studenti.

Rama iu përgjigj se ky ishte një akt rrugaçërie dhe me këtë veprim ka quajtur popullin dele.

Pika e parë: Rrugaçëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin, këtë e kam dëgjuar unë nga ata që dëgjon ti, më duken për të ardhur keq. Unë vetë mund të jem ironik, sarkastik, por nuk mund të dëgjosh nga unë akuza rrugaçërore. Argumentin nuk e bënë të fortë fyerjet, e dyta unë ta kam merakun, ti e quan popullin dele. Ti ofendove të gjithë këta që janë këtu. Ti mund të përfundosh më keq se Lul Basha, po nuk kuptove se zotësia qëndron tek argumenti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews