Ballina Argëtim Studentët thirrje popullit, Rama i ironizon me këngën e Elita5 (VIDEO)

Studentët thirrje popullit, Rama i ironizon me këngën e Elita5 (VIDEO)

Pasi në protestën e studentëve para Kryeministrisë u bë thirrje që Kuvendi të mblidhej nesër në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për ta, u krijua përshtypja se do të kishte dialog mes tyre dhe shefit të qeverisë Edi Rama.

Madje kryeministri i adresoi mesazhin e radhës studentëve protestues në Instagram duke lënë të kuptohet se është dakord për 8 kërkesat, por i pyet “ku do e lëmë pra”, referuar një takimi mes tyre.

Por ora 16:00 që studentët i kishin lënë afat Ramës për të kthyer një përgjigje në lidhje me këtë çështje ka përfunduar me kohë dhe duket se dialog nuk do të ketë as nesër, pasi studentët kanë bërë thirrje për një protestë mbarëkombëtare, duke ftuar edhe qytetarët në mbështetje të tyre.

VIDEO

@tn.lajmelokale
@tetovanews