Ballina Aktualitet Shqipëri Studentët bëjnë copë-copë logot e 3 partive politike, valëvisin flamurin kuqezi (FOTO)

Studentët bëjnë copë-copë logot e 3 partive politike, valëvisin flamurin kuqezi (FOTO)

Në 10 ditë protestë studentore ka pasur zëra për përçarje, infiltrim të forumeve rinore të partive, kontroll nga opozita, mazhoranca apo forca të treta, por me aktin që kanë ndërmarrë sot duke u bashkuar përpara Parlamentit dhe më pas drejt Kryeministrisë, studentët i kanë treguar shqiptarëve forcën e vërtetë të rinisë. E teksa në media shprehen se nuk janë përçarë e do vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e 8 kërkesave që i kanë paraqitur qeverisë, studentët kanë dhënë edhe një tjetër sinjal se janë bashkë në kauzën e tyre, pasi para Kryeministrisë kanë grisur pankartat me logot e tri partive kryesore, PS, PD dhe LSI.

Një grup studentësh grisën logot e partive dhe i hodhën në tokë duke i shkelur me këmbë, ndërsa menjëherë nxituan të valëvisnin flamurin kuqezi, për të treguar se protesta e tyre nuk është partiake.

@tn.lajmelokale
@tetovanews