Ballina Aktualitet Shqipëri S’ka “paqe” në Korçë. Universiteti i mbyllur, studentët protestojnë në Tiranë

S’ka “paqe” në Korçë. Universiteti i mbyllur, studentët protestojnë në Tiranë

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ka vijuar edhe dje të jetë i mbyllur, teksa qindra studentë kanë vendosur të bojkotojnë mësimin në vazhdën e protestave kundër tarifave të larta.

Studentët dhe gjimnazistët e Korçës kanë qenë ndër më aktivët në protestat studentore, teksa ditën e djeshme rreth 200 prej tyre udhëtuan me 4 autobusë për t’iu bashkëngjitur protestës kombëtare para Kryeministrisë.

Një pjesë e studentëve që u nisën dje në Tiranë qëndruan në kryeqytet ndërsa pjesa tjetër janë kthyer në Korçë, por dyert e universitetit qëndrojnë të mbyllura.

Në Korçë pak ditë më parë, rektori i universitetit Ali Jashari tentoi të dialogonte me studentët në një tryezë të thirrur prej tyre në praninë e mediave, por këta të fundit u larguan duke u shprehur të zhgënjyer nga drejtuesi pasi thanë se “bëri një monolog si i Ramës”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews