Ballina Argëtim Kuriozitete Si është të përjetosh tërmetin 7 ballë (VIDEO)

Si është të përjetosh tërmetin 7 ballë (VIDEO)

Një familje në Alaska ka publikuar pamjet e brendshme të shtëpisë së tyre kur vendi u godit nga tërmeti 7 ballë pak ditë më parë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë kryefamiljarin që po qëndron ulur në dhomën e ndenjies së bashku me vajzën e vogël.Sapo ndjen dridhjet, ai merr fëmijën dhe del menjëherë nga shtëpia.

Pas tyre vrapon edhe bashkëshortja. Muret e shtëpisë nisën të dridheshin, po kështu edhe pajisjet e tjera shtëpiake.

Nga tërmeti i fuqishëm që ra më 30 nëntor në Alaska, nuk pati raportime për viktima. Disa rrugë u shkatërruan saqë u bënë të pakalueshme për shkak të forcës së madhe goditëse. Shkollat në vend janë mbyllur deri më datë 10 dhjetor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews