Ballina Aktualitet Lajme Shqipëria dhe Mali i Zi kanë siguruar incizimet e ikjes së Gruevskit

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë siguruar incizimet e ikjes së Gruevskit

Prokuroria publike gjatë dy javëve në vijim do të dalë me informacione për rezultatet nga procedura parahetimore për ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe mënyrën se si ai e ka lëshuar vendin. Javën e ardhshme përfaqësues të Prokurorisë do të shkojnë në Mal të Zi dhe do të marrin video materialet në lidhje me këtë rast, ndërsa nga Shqipëria kërkohet që edhe ajo sa më shpejtë të dorëzojë materialet me të cilat i posedon, transmeton koha.mk.

“Kemi marrë informacione nga kolegët e Malit të Zi se kanë grumbulluar të gjitha incizimet që na nevojiten dhe të hënën ose të martën do të shkojmë që t’i marrim. Një kolegu ynë dje ka intervenuar në Shqipëri që të na dorëzohen sa më shpejtë materialet që ata i kanë”, u shpreh sot prokurorja Villma Ruskoska duke i përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para mbajtjes së konferencës në lidhje me luftën kundër korrupsionit.

Ajo ka shtuar se kontrollimi i incizimeve që i posedojnë tani është kah fundi dhe ka paralajmëruar se presin gjatë dy javëve të ardhshme të dalin me kumtesë për rezultatet e procedurës parahetimore.

LEXO edhe:

@tn.lajmelokale
@tetovanews