Ballina Aktualitet Lajme Shikoni fotot e “profesorëve” dhe vlerësoni se a shkojnë studentët në fakultet...

Shikoni fotot e “profesorëve” dhe vlerësoni se a shkojnë studentët në fakultet apo te selia e BDI-së në Reçicë?!

“Duam drejtat tona”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, “Jashtë partitë politike, poshtë korrupsioni” – këto ishin brohoritjet e qindra studentëve që protestuan në qytetin e Tetovës, duke kërkuar depolitizim të universiteteve, tarifa më të ulëta, largim të profesorëve që kushtëzojnë notën me blerjen e librave të tyre dhe kërkesa tjera, që i parashtruan në adresë të universiteteve, qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit.

“Na shkoi jeta t’u u tut’” ishte një ndër dhjetëra parullat në protestat e sotme të studentëve në Tetovë.

Këto protesta të studentëve i ka komentuar edhe gazetari Emad Mehmeti.

“Jo një ditë por duhet protestuar 1 mijë ditë! Absurd i paparë, kur dështojnë në politikë strehoen tek UT-ja. A është ky fakultet vetëm i nënës parti – BDI, apo edhe i studentëve të mrekullueshëm që kemi, të cilët pa libreza partiake nuk i pranojnë as pastrues nëpër universitete!

P. S: Shikojeni fotot e “profesorëve” dhe vlerësoni vetë se a shkojnë studentët në fakultet apo te selia e BDI-së në Reçicë?!”, shkruan gazetari Emad Mehmeti./Almakos

@tn.lajmelokale
@tetovanews