Ballina Bota SHBA zbut tonet: NATO është një institucion i domosdoshëm

SHBA zbut tonet: NATO është një institucion i domosdoshëm

Uashingtoni ritheksoi angazhimin ndaj NATO-s dhe i hodhi poshtë kritikat e aleatëve europianë se nuk po sillet në të mirë të të gjithë botës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke folur në një takim para samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që zhvillohet në Bruksel, i zbuti tonet dhe e konsideroi aleancën ushtarake si një bashkim të domosdoshëm që duhet të vazhdojë misionin.

“NATO-ja është një institucion i domosdoshëm. Kurrë një aleancë nuk ka qenë kaq e fuqishme dhe paqësore dhe lidhjet historike duhet të vazhdojnë. Të gjithë aleatët në NATO duhet të punojnë për të përforcuar atë që është aleanca më e madhe ushtarake në histori,” tha ai.

Pompeo kritikoi gjatë fjalimit të tij Kinën, Iranin dhe Rusinë dhe i akuzoi këto vende për shkeljen e një numri traktatesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare dhe nxitjen e jostabilitetit në botë.Sekretari tha se Uashingtoni po nxit Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të zvogëluar fondet për Kinën, pasi qasja e saj në tregjet financiare i ka shërbyer vetëm pasurimit.

Ndërkohë në axhendën e Ministrave të Jashtëm të NATO-s është përfshirë e ardhmja e Traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), nënshkruar nga Uashingtoni dhe Moska në vitin 1987. Presidenti Donald Turmp ka paralajmëruar tërheqjen nga kjo marrëveshje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews