Ballina Aktualitet Lajme Sela: Momenti shumë i rëndësishëm politik e gjenë të përçarë dhe të...

Sela: Momenti shumë i rëndësishëm politik e gjenë të përçarë dhe të pafuqishëm faktorin politik shqiptar

Sot, në Pallatin e kulturës në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët mbajti konferencën e parë të Asamblesë së Femrës.

Në konferencë morën pjesë shumë kuvendare nga të gjithë degët e asamblesë si dhe shumë mysafire dhe anëtare të Aleancës për Shqiptarët.

Në Konferencën e sotme, prezent ishte edhe kryetari i ASH-së, z.Ziadin Sela, sekretari i përgjithshëm i partisë z. Arben Taravari, kryetar të komunave nga Aleanca për Shqiptarët z. Albon Xhemaili dhe z. Isen Shabani, nënkryetarët e partisë si dhe anëtarë të tjerë të ASH-së.

Nga 330 kuvendaret e regjistruara në listën zgjedhore, në konferencë morën pjesë 288 kuvendare të cilët i miratuan rregulloret e konferencës dhe rregulloren për punën e asamblesë së femrës pranë Aleancës për Shqiptarët.

Në konferencë, përpos kryesisë qendrore të ASH-së dhe nënkryetareve të Asamblesë si dhe sekretares së përgjithshme, u zgjodh e kryetarja e Asamblesë së Femrës. Me 288 vota për, kryetare e Asamblesë së Femrës u zgjodh profesoresha universitare, znj. Arta Toçi.

Në vazhdim disa fotografi të cilat paraqesin atmosferën impozante të konferencës së Asamblesë së Femrës pranë Aleancës për Shqiptarët.

Lideri i Aleancës Ziadin Sela, pasi përshëndeti të pranishmit, delegatët dhe mysafirët, atyre iu drejtua me një fjalim të shkurtër, por me porosi politike të rëndësishme, duke cilsuar rolin e gruas si me shumë rëndësi në jetën politike.
Sela më tej tha se vendi ynë po kalon një periudhë dhe moment shumë të rëndësishëm politik, por fatkeqësisht ky moment e gjenë faktorin politik shqiptar shumë të përçarë dhe të pafuqishëm .

Sela gjithashtu foli edhe për rolin dhe aktivitetet e Aleancës lidhur me ndryshimet kushtetuese, duke thënë se Aleanca po bën një punë shumë të rëndëshishme në aspekt të mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit shqiptar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews