Ballina Sport Sadiku te Lugano, flet drejtori sportiv: Një transferim shumë i vështirë

Sadiku te Lugano, flet drejtori sportiv: Një transferim shumë i vështirë

Drejtori sportiv i Luganos, Xhovani Mana ka folur për merkaton e skuadrës zvicerane, ku një nga emrat më të përfolur është sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Levante, skuadër me të cilën ka luajtur shumë pak, kjo për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi.

Një nga skuadrat e interesuara për Sadikun është Lugano dhe drejtori Mana u shpreh: “Transferimi i Sadikut është shumë i vështirë. Jo vetëm nga ana financiare, por dhe nga dëshira e lojtarit.

Gjithçka varet nga ai, Sadiku do të bëjë zgjedhjen dhe do të marrë vendimin final. Ne jemi të interesuar për një lojtar të tillë, pasi i dimë mirë aftësitë e Sadikut”,- u shpreh drejtori sportiv i Luganos.

@tn.lajmelokale
@tetovanews