Ballina Argëtim Rozës nuk i pëlqen më, do ta ribëjë sërish

Rozës nuk i pëlqen më, do ta ribëjë sërish

Pas 2 vitesh që kishte bërë operacionin në hundë, moderatorja e njohur shfaqi një mospëlqim të rezultatit të arritur. Së fundmi, Roza Lati u shpreh se në fakt nuk ishte edhe shumë e kënaqur me hundën e re, pasi kishte ndryshuar të gjithë portretin e saj. E ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, Roza Lati shprehet se nuk do e lë me kaq, por po mendon të realizojë një operacion të dytë për të arritur rezultatin që ajo kërkon, sepse nuk është e lumtur.

“Ndërhyrje që dua ta bëj prap, sepse nuk po ndihem mirë, është hunda” – tha Roza Lati. E ftuar në emision ka qenë edhe e ëma e saj, Rita Lati, e cila ka zbuluar se përpiqet të ndikojë në jetën romantike të së bijës. “Lidhej me njërin që nuk më zinte gjumi fare, ose do e ndaja o vdiqa” – tregoi Rita Lati.

@tn.lajmelokale
@tetovanews