Ballina Argëtim Showbiz Rita vallëzoi me këngën e tij, ky është reagimi i Shpat Kasapit

Rita vallëzoi me këngën e tij, ky është reagimi i Shpat Kasapit

Rita Ora ka ‘çmendur’ edhe një herë shqiptarët, pasi videoja e saj duke kërcyer me ‘Valle Kosovare’ po shpërndahet gjithandej në internet.
Rita Ora po kalon këto ditë të pushimeve e festave në shtëpi me famlijen e saj.

Ata kanë festuar bashkë Krishtlindjet, ndërsa në një video të festës Rita shihet duke kërcyer shumë e lumtur me këngën e këngëtarit Shpat Kasapi, ‘Valle Kosovare’, shkruan Gazeta Express. Videoja po shpërndahet e komentohet gjithandej nëpër rrjetet sociale, e nuk kishte se si të mos e shihte edhe vet këngëtari.

Ai e ka shpërndarë videon e Ritës duke kërcyer, ndërsa ka shkruar komentin interesant: “Të këndofsha në dasëm Rita”./Gazeta Express

@tn.lajmelokale
@tetovanews