Ballina Kultura Restaurohet Ura e Kordhocës në Lazarat (VIDEO)

Restaurohet Ura e Kordhocës në Lazarat (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar punimet për restaurimin e Urës së Kordhocës në Lazarat, një monument kulture që daton prej vitit 1820. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tregon përmes një video pamjen e re të kësaj ure.

“Premtim i mbajtur! Monument i shpëtuar! Destinacion turistik kulturor që duhet vizituar!”, thotë Kumbaro.

Punimet për restaurimin e saj u kryen nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ura e Kordhocës është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjetëve. Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Në qarkun Gjirokastër aktualisht po vijojnë punimet edhe për restaurimin e Urës së Katiut në Përmet.