Ballina Aktualitet Shqipëri Rama – Studentëve: Arsim falas këtu nuk ka! Ju do i pini...

Rama – Studentëve: Arsim falas këtu nuk ka! Ju do i pini lëngun 8 kërkesave (VIDEO)

I ftuar në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi, kryeministri Rama deklaroi se e mbështeste protestën studentore, kur kjo ka të bëjë me kërkesa të qarta të tyre, siç ishte ajo e heqjes së pikës 4 në VKM-në për tarifat arsimore.

Rama përsëriti edhe njëherë faktin që protesta bëhet për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve vendimmarrëse, ndërkohë që për zgjidhjen e kërkesave duhet të dialogohet dhe të shihen të gjitha mundësitë për zgjidhje, si dhe afati kohor.

“Fakti që ka zëra mes turmës që thonë se kërkesat janë të panegociueshme, kam bindjen se nuk është një gjë që vjen nga studentët që me të vërtetë kanë probleme dhe arsye për të protestuar. Por bëhet nga ata që kanë frikë se, po të zgjidhen gjërat, kërkesat e studentëve, atëherë ata nuk do të kenë më argument për të qëndruar në rrugë dhe për të vijuar me agjendat e tyre politike. Ne vepruam menjëherë me VKM-në kur ka vend për veprim, por për kërkesat e tjera që erdhën në vijim duhet ulur në diskutim. Problemi nuk është kur qeveria të dëgjon dhe të fton në dialog, por kur nuk të dëgjon dhe kur do të të duhet që të radikalizosh veprimtarinë tënde. Ne jemi të hapur për të diskutuar për të gjitha kërkesat e tyre”, tha Rama.

Ndërkohë, shefi i qeverisë deklaroi se “sa i përket tarifës, unë jam i gatshëm të shkojmë përtej saj…”, por duke ju drejtuar një studenteje të Universiteti Bujqësor tha “Arsim falas në Shqipëri nuk ka”.

“Të gjithë njësoj nuk ka. Tarifën po të doni hajde e zgjidhim brenda dhjetorit ne. Por të ulet për të gjithë s’ka”, shtoi Rama.

Ndërkohë në debat e sipër kreu i qeverisë teksa i përgjigjej pyetjeve të disa prej studentëve ju tha atyre se nuk i llogarit askush.

“Ju keni një problem shumë të rëndësishëm që duhet ta zgjidhni, ju në Universitet nuk ju përfill dhe nuk ju llogarit njeri, dhe nëse nuk e zgjidhni këtë atëherë pijini lëngun këtyre 8 pikave”, u shpreh Rama.

@tn.lajmelokale
@tetovanews