Ballina Aktualitet Lajme Rama hedh dyshime: Kush po i pengon studentët kundër Dialogut?

Rama hedh dyshime: Kush po i pengon studentët kundër Dialogut?

Kryeministri Edi Rama ka aluduar se pas protestës së studentëve fshihet opozita. Përmes një statusi në twitter pasditen e së dielës ai tha se “frikë nga dialogu kanë politikanët që presin ti nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart”.

Kujtojmë se ishte Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit, e cila iu drejtua studentëve 3 ditë më parë për “negociata”. Më pas ftesa u moderua dhe studentët u ftuan nga Rama për “dialog”. Por edhe kjo ftesë e Kryeministrit u refuzua nga studentët. Në përgjigje të tyre, Rama shkruan:

“Negociata?Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?”

@tn.lajmelokale
@tetovanews