Ballina Aktualitet Rajoni Rama flet nga Kroacia: Akuza për ‘Shqipërinë e madhe’ në Beograd artikulohet...

Rama flet nga Kroacia: Akuza për ‘Shqipërinë e madhe’ në Beograd artikulohet sa herë ne kërkojmë të drejta evidente (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci.

Ai ka zhvilluar një konferencë për shtyp, me homologun e tij kroat, Andrej Plenković.

Pyetje nga gazetarët: Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?

Edi Rama: Për sa i përket Shqipërisë së madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta eveidente.

Pyetje nga gazetarët: Si e komenti situatën e acaruar mes Kosovës dhe Serbisë? Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?

Edi Rama: Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës.

Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale.

Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare.

Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Europë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews