Ballina Aktualitet Lajme Protestojnë zjarrfikësit e Tetovës, kërkojnë kushte dhe paga (VIDEO)

Protestojnë zjarrfikësit e Tetovës, kërkojnë kushte dhe paga (VIDEO)

Kushtet e vështira të punës dhe mungesat e shumta, kanë ngritur sot në protesta disa nga punëtorët e Njësisë territorial kundër zjarrit në Tetovë. Zjarrfikësit ankohen edhe për mos pagesën e punës së tyre gjatë fundjavave dhe festave. Pasi u penguan nga komandanti i tyre që revoltën ta shprehin në oborrin e këtij institucioni ata protestuan në rrugë.

Pas tre tentimeve tonë që të realizojmë takim me kryetaren e komunës që nga muaji korrik, ai takim nuk u realizua dhe nuk e dimë arsyen përse. Pajisje të reja mbrojtëse për shuarje të zjarrit nuk kemi pranuar që nga viti 1999. Sa i përket pajisjeve personale për punë, tanimë shtatë vite nuk kemi pranuar asnjë copë”- tha Sasho Mishevski, kryetar i Sindikatës.

Festa shtetërore gjithkund paguhet nga 150 për qind tek ne 42 për qind. Vikendi paguhet 29 ndërsa duhet të jetë 40 për qind, dhe e njëjta edhe me ndërrimin e natës. Shiheni, nëse dorezat i kemi të këtilla, mund ta paramendoni si i kemi kaskat, pantallonat dhe këpucët, gjitha janë të dëmtuara”- pohoi Igor Simovski, nënkryetar i Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve.

Nga komuna e Tetovës, reagimin e sotëm të Sindikatës së zjarrfikësve, e kanë cilësuar si tentim për realizim të agjendave politike, me prapavijë dhe qëllim të caktuar.

Që nga viti 2013 kemi siguruar donacione në vlerë prej 400.000 eurove, investime kryesisht në mjete të punës, uniforma, si dhe kamionë për shuarjen e zjarreve. Në vitin 2015 më bazë të Ligjit për veprimtari zjarrfikëse dhe Ligjit për marrëdhënie pune, Komuna e Tetovës miratoi rregulloren e re me të cilën u bë rritja e rrogave të zjarrfikësve sipas metodologjisë si vijon:

– 4 % rritje të rrogës gjatë orarit të rregullt të punës

– 29 % rritje të rrogës gjatë punës në orarin e natës, punë jashtë orarit dhe punë që kryhen gjatë pushimit javor

– 42 % rritje të rrogës për punë gjatë festave të parapara me ligj në RM-së.

Protesta e Sindikatës së pavarur të punëtorëve të NJTKZ, do vazhdojë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre./Alsat-M

@tn.lajmelokale
@tetovanews