Ballina Aktualitet Rajoni Protestat shtrihen në të gjithë Shqipërinë, banorët bllokojnë rrugët

Protestat shtrihen në të gjithë Shqipërinë, banorët bllokojnë rrugët

Protesta paqësore e studentëve në kryeqytet duket se i ka “dhënë zemër” edhe banorëve të qyteteve të tjera të vendit për t’u ngritur në protestë.

Në Shkodër e Kavajë këtë pasdite qytetarët po protestojnë për çmimin e lartë të karburantit.

“Poshtë qeveria, poshtë kriminelët”, dëgjohen brohorimat e qytetarëve në Shkodër. Banorët e Lezhës kanë veshur jelekë të verdhë për të protestuar duke marrë shembull nga demonstratat në Paris.

Ndërkohë në Tiranë, studentët prej disa ditësh protestojnë para godinës së ministrisë së Arsimit për plotësimin e disa kërkesave. Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews