Ballina Suplement Arsimi Protesta e Tiranës pritet të transferohet në Maqedoni. Studentët gati: “Jo tallje...

Protesta e Tiranës pritet të transferohet në Maqedoni. Studentët gati: “Jo tallje me shqiptarët”

Pas protestës në Paris për çmimet e larta të karburanteve ku me pas u përhap në Shqipëri për të drejtat e studentëve, siç mësohet jozyrtarisht studentët priten të protestojnë në Maqedoni për të drejtat e shqiptarëve pasi është momenti për të fituar hisen si shqiptarë në këtë shtet.

Në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet që politika të jetë sa më larg studentëve dhe studentët do të jenë ata që do të ndryshojnë statusin e shqiptarëve në Maqedoni që nuk e ka bërë politika që 27 vite.

Nuk dihet ende nëse do të protestohet, apo do të ngelet vetëm një vullnet virtual, por nëse vazhdon diskriminimi i shqiptarëve, anashkalimi, përbuzja, nënçmimi si përqindje në këtë shtet, goditjen do ta marrin edhe atë shumë më të fuqishme se sa lufta e 2001.

Ndryshe protestuesit në Paris fituan përballë shtetit ku Macron u gjunjëzua para jelek verdhëve, gjithashtu qeveria e Ramës në Shqipëri pranoi 8 pikat e studentëve ku protesta dinjitoze në Tiranë arriti të fitojë atë që shteti nuk e kishte bërë me vite me radhë për të drejtat e studentëve./fol