Ballina Aktualitet Profesori: Si bëhet korrupsioni në arsimin e lartë? (VIDEO)

Profesori: Si bëhet korrupsioni në arsimin e lartë? (VIDEO)

Profesori Ilia Mikerezi i ftuar në “Arena” në Ora News, tregoi se korrupsioni në universitete është masiv dhe kjo plagë sipas tij është tejet e thellë.

Mikerezi: Janë shumë e shumë gjëra të tjera që janë mbledhur dhe u “derdh gota”. Vitin e kaluar më kërkojnë studentët për konsultime dhe në fund më ofrojnë zarfin me listën. Sigurisht reagova. Ata u trembën dhe në fund ju përgjigja që mos u trembni dhe në provim jeni të gjithë të barabartë dhe në fund më thanë se paska ndonjë të ndershëm, jo se më vinte mirë mua, por kuptova ku ka mbërritur puna.

Si bëhet korrupsioni? Ditën e parë që vijnë studentët në universitet. Leksioni i parë, pedagogu thotë që ky është libri. Sa bën? 37 mijë lekë. Studenti nxjerr 40 mijë lekë dhe ai nuk ka për të kthyer. Çdo student kupton që këtu është punë paresh. Unë them që është krijuar një rreth korrupsioni vicioz. Familjet dhe studentët që paguajnë paratë. Pjesa tjetër pedagogët dhe qeveria.

Para pak kohësh në fakultetin tonë dolën studentët me parullë që është ironizuese; ju lutem na ulni çmimin. Jo na e hiqni fare.

Janë pa fund. Është opinioni që nuk reagon. Në Universitet që duhet të konsiderohet si panteoni i demokracisë është shtypur fjala e lirë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews