Ballina Diaspora Prespa: Na ndihmoni, shqiptarët në Manastir e Prespë mësojnë maqedonisht, po zhdukemi!

Prespa: Na ndihmoni, shqiptarët në Manastir e Prespë mësojnë maqedonisht, po zhdukemi!

Një delegacion nga diaspora shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron në rajon: Maqedoni, Shqipëri, Kosovë. Në vazhdën e vizitave të delegacionit nga Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë në SHBA (LDSHM) e udhëhequr nga kryetari z.Xhevat Prespa, nënkryetari Iljaz Kadriu dhe anëtari i kryesisë Ferki Bekteshi, patën një sërë takimesh në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Shkup. Delegacioni i LDSHM në këtë takim në ambasadën e Shqipërisë në Shkup u prit nga ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka.

Delegacioni i prirë nga z.Xhevat Prespa foli për aktivitetet në Stejt Departmentin amerikan dhe përpjekjen e tyre për të nxitur përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni. z.Prespa ngriti cështje që janë me rëndësi të vecantë si shqetësimet që i ka diaspora shqiptare në SHBA lidhur me zhvillimet në Maqedoni, me theks të vecantë te cështja e barabarsisë dhe nevojës që shqiptarët të jenë themeltar të vendit. Gjuha shqipe tha Prespa, duhet të jetë gjuhë zyrtare, e jo gjuhë e popullit 20%, sepse kjo e drejtë buron nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare dhe e stabilizon vendin.

Ajo cka duhet të jetë prioritet theksoi z.Iljaz Kadriu është që vendi duhet të dekriminalizohet nga strukturat të cilët dje e sot e kanë kapur vendin, kështu lirohemi nga ky mentalitet i vjetër. Them se shqetësim serioz është edhe cështja e dokumenteve të udhëtimit dhe aty duhet qartë të jetë e definuar cështja e kombit pasiqë është e drejtë natyrore e cdo qytetari të shpreh lirshëm ndjenjat e veta kombëtare përfundoi Kadriu. Ndërsa Ferki Bekteshi tha se diaspora shqiptare është motor dhe e interesuar që të bëjë investime kapitale në të ardhmen, por kjo do të vijë pasi që të zgjidhen problemet, presim të dëgjojmë lajme të mira pastaj ne do të veprojmë. Poashtu shqiptaro-amerikanët ngritën cështje të cilat presin një kohë të gjatë që të zgjidhen në Maqedoni.

Poashtu u bisedua për investimet të cilat diaspora shqiptare është e interesuar ti bëjë në vendlindje, por që demokratizimi i institucioneve shtetërore mbetet pengesë kryesore. Problemet me te cilat ballafaqohet diaspora është edhe diskirminimi që u bëhet nga ana e Qeverisë e cila duke e vendosur vetëm diasporën maqedone në kushtetutë bën dalime dhe dikriminim racor të qytetarëve të saj dhe kjo është e palejueshme për një shtet që synon të jetë anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Poashtu z.Prespa e ngriti cështjen e fëmijëve që mësojnë në gjuhën maqedone në Manastir dhe Prespë që është një problem i kahmotshëm në kohën kur shqiptarët drejtojnë ministrinë e arsimit dhe kulturës në Maqedoni. Duhet shikuar që të gjendet një zgjidhje pasiqë kjo është gjë non sens në kohën kur vendi don të aderojë në Perëndim ndërsa nuk u garanton barabarsi fëmijëve. Mos të flasim për biblioteka apo jetë të organizuar në këto vendbanime. Shqiptarët jetojnë të izoluar ky është shqetësim I madh për je tha Prespa në takimin e tij me ambsadorin shqiptar në Shkup.

LAJMET MË TË REJA
Loading...