Ballina Aktualitet Shqipëri Presidenti Meta takon Arnold Schwarzenegger: Së shpejti në Shqipëri!

Presidenti Meta takon Arnold Schwarzenegger: Së shpejti në Shqipëri!

Në Poloni ku ka marrë pjesë në takimin e liderëve botërore në samitin për Klimën “COP24”, presidenti Ilir Meta është takuar edhe me aktorin e njohur Hollivudian, Arnold Schwarzenegger.

Kreu i Shtetit në Facebook thotë se Schwarzenegger është mjaft i angazhuar për parandalimin e ngrohjes globale dhe njofton se së shpejti aktori i njohur i filmave aksion mund të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

“Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri”, shkruan Meta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews