Ballina Aktualitet Lajme Policia rrethon Kuvendin para protestës (VIDEO)

Policia rrethon Kuvendin para protestës (VIDEO)

Opozitarët që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese kanë njoftuar se është vendosur gardh mbrojtës në sheshin para Kuvendit. I ashtuquajturi Shtabi i Krizave deklaroi se në këtë mënyrë autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme duan ta uzurpojnë zonën ku pritet që sot të mbahet protestë.

“Këtë mëngjes, ministri Spasovski urdhëroi për herë të parë në historinë e protestave përpara Kuvendit të vendos gardhi mbrojtës në mënyrë që të uzurpojnë zonën e cila është parashikuar për popullin”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizës. Në Kuvend sot mbahet seancë plenare për ndryshimet kushtetuese. /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=w0LgLCBOoZw&feature=youtu.be

@tn.lajmelokale
@tetovanews