Ballina Kronika Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24...

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

SHPËRNDAJE

Arrestohen 3 persona, një nga Xhepçishti dhe dy nga Poroji, policia ju gjeti marijuanë në makinë
Dje rreth orës 22 e 30 minuta, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, janë privuar nga liria E.M. 21 vjeç nga fshati Xhepçisht, A.O. 26-vjeç, E.M. 25 vjeç dhe B.B. 26 vjeç të gjithë nga fshati Poroj, të cilët kanë qëndruar në makinën e parkuar ,,Range Rover,, me targa të huaja, tek të cilët është gjetur marijuanë.
Katër personat janë ndaluar në Stacionin policor të Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Tetovari sulmohet në vendin e punës dhe i shkaktohen dëmtime të rënda. Policia arreston agresorin

Tridhjetë vjeçari E.A. nga Tetova, dje (11 dhjetor) ka denoncuar se rreth orës 15 e 30 minuta, në një punëtori mekaniku në Rrugën e Kaukazit në Tetovë, ështëi sulmuar fizikisht nga ana e 26 vjeçarit S.Xh. i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Personi i denoncuar S.Xh. menjëherë është thirrur në Stacionin policor në Tetovë, dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Arrestohet tetovari i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe dërgohet në Idrizovë
Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dje rreth orës 18.00, në afërsi të Qendrës Sportive në Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.S. 26-vjeç, nga fshati Novo Sellë i Tetovës, i dënuar me burg në afat prej një vit e tre muaj, për kryerje të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë,,.
Pas dokumentimit të rastit, N.S. është dorëzuar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.

Tetovë, gruaja ankohet në polici, burri me rrah çdo ditë. Policia arreston burrin
Tridhjetë e katër vjeçarja, banore e një fshati nga rrethina e Tetovës, dje ka denoncuar dhunë familjare, të cilën disa herë me radhë e ka kryer bashkëshorti i saj 34-vjeçar, me të cilin nuk janë të kurorëzuar, ku i ka shkaktuar më shumë lëndime të dukshme trupore.
Personi i denoncuar është privuar nga liria dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tij do të pasojnë edhe padi adekuate.

Gostivar, policia privon nga liria dy shtetas të Shqipërisë
Pjestarë të policisë, nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni policor Gostivar,
më 10 dhjetor, rreth orës 19 e 20 minuta, kanë privuar nga liria shtetasit nga Shqipëria D.L. 19-vjeç dhe K.R. 19-vjeç, të cilët në mënyrë ilegale kanë qëndruar në Maqedoni, por edhe për shkak të dyshimeve se janë të involvuar në disa vjedhje në fshatrat e Gostivarit.
Dy shtetasit e Republikës së Shqipërisë janë mbajtur në stacionin policor në Gostivar, ku pas dokumentimit të rastit, për procedurë të mëtutjeshme i janë dorëzuar Njësitit për kriminalitet ndërkufitar, migracion, të huaj dhe riatdhesim.

16-vjeçari sulmon personat zyrtar
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, ka ngritur padi kundër një personi 16-vjeçar nga fshati Bërvenicë e Tetovës, për shkak se ka kryer vepër penale ,,sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës në fushën e sigurisë”.
I njëjti më datë 21.10.2018, rreth orës 2 e 30 minuta, në rrugën ,,Balgoja Toska,, në Tetovë, përpara një objekti hotelerik, gjatë kohës kur pjestarët e policisë kanë marrë masa lidhur me një denoncim paraprak për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, i denoncuari ka drejtuar ndaj pjestarëve të policisë fjalë fyese dhe kërcënuaes. Pas paralajmërimit me gojë, i njëjti e ka sulmuar fizikisht pjestarin e policisë. Pasë sulmit, janë marrë masat dhe i njëjti është arrestuar, por edhe gjatë arrestimit ka rezistuar.

Kallëzime penale për dy të rinj që sulmuan minorenët në tualetin e shkollës në Gostivar
Zyra e jashtme për çështje kriminaliteti në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër I.I. nga fshati Kalisht dhe ndaj N.M nga Gostivari, që të dy të moshës 18-vjeçe, si dhe ndaj një 17-vjeçari nga Llakavica, për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
Sipas të dhënave nga policia, më 12 tetor të këtij viti, rreth orës 9, në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gostivar, të denoncuarit kanë sulmuar dy 16-vjeçarë nga fshati Gradec.Sulmi ka ndodhur gjatë pushimit të madh. pas sherrit verbal në tualetin e shkollës.

Gostivar, digjen dy shtëpi (VIDEO)

Është djegur tërësisht një shtëpi, ndërsa një tjetër ka mbetur pa kulm, në zjarrin që ka shpërthyer pas mesnate, rreth orës 01:00 , në Gostivar.
Zjarri ka shpërthyer nga shkaqe të panjohura deri më tani në katin e dytë të shtëpizës për tu përhapur më pastaj në gjithë shtëpinë dhe në shtëpinë fqinje.
Zjarri është shuar nga një ekip i Zjarrfikësve të Gostivarit, ndërsa policia do të kryejë ekspertizë.

Gostivar, 15 vjeçarja bie nga ballkoni, pëson dëmtime të rënda
Dy ditë më parë, rreth orës 22 e 30 minuta, nga Spitali i Përgjithshëm “Ferid Murat” në Gostivar, kanë njoftuar se është sjellë një 15-vjeçare nga fshati Banjicë e Epërme, e cila sipas raportit, duke lëvizur nëpër ballkonin e shtëpisë së gjyshit të saj në fshatin Çajle, ka humbur baraspeshën dhe ka ra në pllakat prej begatonit të vendosura në oborrin e shtëpisë.
Pasi që ka ra nga ballkoni, i cili ka qenë i lartë rreth 3 metra, vajza ka marrë lëndime të rënda trupore, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore është transferuar në klinikat e Shkupit.
Janë kryer hetimet dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit./TS/

Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, 2 të plagosur

Në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të gurëthyesve , dje rreth orës 17 e 50 minuta, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy makina:
Makina e tipit “Opel” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 27-vjeçari H.S. nga Tetova dhe makina “Kia Sportage” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar 54-vjeçari S.P. nga Shkupi.

Në këtë aksident dy shoferët dhe dy bashkëudhëtarët , B.P. 49-vjeç nga Shkupi, dhe B.S. 57-vjeç nga Tetova, kanë pësuar dëmtime të rënda trupore, dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, në Spitalin e Përgjithshëm “Ferif Murat” në Gostivar, janë dërguar në Klinikat e Shkupit.
Hetimet në vendin e ngjarjes, i ka kryer ekipi nga Stacioni policor i Gostivarit./TS/

Tetovë, makina përplaset në shtyllën elektrike, 3 të plagosur

Mbrëmë, rreth orës 24.00, në kryqëzimin e rrugës regjionale Radiovcë-Bërvanicë dhe rrugës lokale për në fshatin Çellopek të Tetovës, makina e tipit “Golf” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 28-vjeçari G.Z. nga fshati Neproshten, ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar nga rruga ku është përplasur me një shtyllë elektrike prej druri.

Pas fluturimit dhe përplasjes me shtyllën, bashkudhëtarët në veturë D.D. 24-vjeç nga fshati Leshkë, dhe M.B. 27-vjeç, nga fshati Saraqinë, kanë pësuar dëmtime të rënda trupore, ndërsa shoferi G.Z. ka shpëtuar me dëmtime të lehta trupore. Pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, dhe detajet tjera në veçanti./TS/

Kapen dy persona me marijuanë nga Balindolli i Gostivarit

Në rrugën regjionale Gostivar-Sushicë, në afërsi të një objekti hotelerik, dje mbrëma rreth orës 20 e 40 minuta, janë privuar nga liria 26-vjeçari A.M. nga fshati Balindoll dhe 25-vjeçari B.R. nga Gostivari. Gjatë privimit nga liria, tek ata është gjetur marijuanë.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Gostivar, burri rrah gruan, policia e arreston

Tridhjetë e një vjeçarja, banore e një fshati të Gostivarit, dje rreth ora 13 e 30 minuta, ka denoncuar se, një ditë më herët rreth orës 20 e 30 minuta, në shtëpinë e tyre është kryer dhunë familjare, të cilën e ka kryer bashkëshorti i saj 43 vjeçar, i cili një kohë të gjatë e ka keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht.
Bashkëshorti i denoncuar, është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit, ku punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Arrestohet një shtetase e Bullgarisë në Tetovë
Një shtetase bullgare u arrestua dje në Tetovë, me dyshimin për ndërmjetësim në prostitucion, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
“Më 7 qershor 2018, në orën 10.00 në Tetovë, në rrugën “120 “, nga ana e policisë së SPB-Tetovë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërmjetësim në prostitucion”, u arrestua J.N. (47) nga Republika e Bullgarisë.
Nga policia gjithashtu deklarojnë se janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

Gjendet armatim në një shtëpi në Gostivar

Policia në shtëpinë e një të mituri 16-vjeçar në fshatin Sencë të Gostivarit ka gjetur armë që dyshohet se janë përdorur gjatë një vjedhjeje. I mituri dhe babai i tij janë ndaluar nga policia.
Nga Ministria e Brendshme thonë se dje në periudhën prej orës 15.50 deri në orën 17.40 në fshatin Sence të Gostivarit, pas urdhrit nga Gjykata Themelore e Gostivarit, në prani të një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale në Gostivar policia ka kontrolluar shtëpinë në të cilën jetonte i mituri 16 vjeçar.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë “Crvena Zastava” (karabinë) me dylbi të montuar, thikë metalike, dy pushkë gjuetie të shpërbëra dhe çmontuara një armë të kalibrit të vogël, llambë elektrike, dylbi dhe një sharrë elektrike me zinxhir.
Nga Ministria e Brendshme thonë se konfiskimet janë foto dokumentuara dhe janë dërguar për ekspertizë ndërsa dyshohet se armët e gjetura janë përdorur në grabitje.
I mituri dhe babai i tij I.M. (66) janë ndaluar nga policia./alsat-m

Trembëdhjetë persona dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incidentin me armë në Tetovë

Gjykata Themelore Publike e Tetovës ka marr vendim për hapjen e procedurës hetimore për tre persona për kryerjen e veprës penale “rrezikim të shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për dy të dyshuari të cilët përdoren pushkë automatike, është iniciuar një procedurë hetimore për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” si dhe për veprën penale të “prodhimit të paligjshëm, mbajtjes dhe tregtimit të armëve ose materialeve shpërthyese”.
Për tetë personat tjerë të dyshuar për përfshirje në incident, do të iniciohet një procedurë e shkurtuar për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Prokurori Publik kompetente deri tek gjykatësit me procedurë paraprake të Gjykatës Themelore të Tetovës paraqiti propozim për caktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit për të cilët është lëshuar një urdhër për kryerjen e procedurës hetimore. Një mocion i tillë u pranua nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe të dyshuarit u arrestuan për një periudhë prej 30 ditësh.
Për të arratisurin, masa e caktuar do të fillojë të zbatohet nga gjetja dhe arrestimi i tij./Telegrafi/


Arrestohen kërcimtare në klubin e natës në Zherovjan të Tetovës

Pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, pardje mbrëma (5/6-dhjetor), prej ora 23.00 deri më ora 04.00, kanë realizuar bastisje në objektin hotelerik me lokacion në fshatin Zherovjan, pronë e 29-vjeçarit A.H. nga fshati Bogovinë.
Gjatë kontrollit, në këtë objekt janë ndaluar 5 shtetase të huaja dhe 6 shtetase të Maqedonisë.

Pesë vajzat (kërcimtare) nga Republika e Serbisë, të moshës prej 21 deri 29 vjeçe, të cilat i kanë argëtuar të pranishmit në objekt, janë arrestuar në Stacionin policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit, janë dorëzuar në Njësitin për kriminaltet ndërkufitar, migracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme.