Ballina Argëtim Kuriozitete Polica zvicerane nga 2019 me makina elektrike “Tesla”

Polica zvicerane nga 2019 me makina elektrike “Tesla”

Zvicra ka njoftuar sot se forcat e saj policore do të përdorin automjetet elektrike “Tesla” si makina të patrullës duke filluar nga viti i ardhshëm. Policia ka prezantuar modelet e reja “Tesla X 100D” të makinave të patrullës, të cilat do të përdoren nga forcat e rendit nga pranvera e vitit 2019. Këto modelet do të kenë, gjithashtu, pajisjet e radios dhe dritat blu. “Makinat kanë kushtuar 140 000 franga zvicerane (124 000 euro) secila, që janë 50 000 franga më shumë krahasuar me automjetet me naftë, por tarifat e reduktuara për lëvizjen dhe mirëmbajtjen nënkuptojnë se në përgjithësi ato mbeten opsioni më i lire”, deklaroi komandanti i policisë, Martin Roth.

“Tesla” mund të lëvizë në një distancë prej rreth 85 kilometrash pas një karikimi që zgjat vetëm një orë. Këto automjete do të përdoren për patrullim dhe për ndjekje të makinave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews