Ballina Shëndeti Këshilla Personalitetet që paguhen më shumë…

Personalitetet që paguhen më shumë…

Ekonomistja e Universitetit të Kopenhagës, Miriam Gensowski analizoi të dhënat për të studiuar efektin e personalitetit mbi të ardhurat dhe arritjet dhe doli në disa përfundime interesante. Gensowski bazoi hulumtimin e saj mbi të dhënat e mbledhura nga një studim psikologjik që vërejti mbi 1.000 pjesëmarrës nga Kalifornia që kishin një ‘IQ’ mbi 140 (IQ midis 90 dhe 110 konsiderohet mesatare dhe mbi 120 si superiore). Mosha e pjesëmarrësve varionte nga 18 në 75 vjet. Tre tiparet e personalitetit, sipas Gensowski, që janë të lidhura me të ardhurat më të larta janë: “të përqendruarit”, “ekstroversët” dhe “të vrenjturit”.

Rezultate imazhesh për work group

Sipas studimit të bërë u arrit në idenë se burrat që tregojnë më shumë interes fitojnë më pak se burrat e padurueshëm. Pas krahasimit të të dhënave të grumbulluara, Gensowski zbuloi se meshkujt të cilët janë punëtorë përfitojnë nga puna e tyre e vështirë në fazën e mëvonshme të jetës së tyre, midis 40 dhe 60 vjeç. Ndërsa burrat që janë të sjellshëm ndaj të tjerëve kanë më shumë gjasa të fitojnë shumë më pak sesa ata që kanë një personalitet më pak të këndshëm. Sipas studimit të bërë të qenurit shpesh herë në pozicionin e punës më serioz se sa duhet, të përqendruar dhe më pak të këndshëm janë personalitet të cilët arrijnë të paguhen më shumë./revistawho.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews