Ballina Bota Analiza Përplasja me Trump: Çfarë zbulon dorëheqja e sekretarit të Mbrojtjes Mattis

Përplasja me Trump: Çfarë zbulon dorëheqja e sekretarit të Mbrojtjes Mattis

Presidenti i SHBA ka të drejtë që të ketë ministër të Mbrojtjes, atë që mbron në të njejtën linjë me të, shkruan sekretari i Mbrojtjes James Mattis në letrën e tij të dorëheqjes.

Kjo është arsyeja pse ai po tërhiqet me dëshirën e tij. Në serinë e gjatë të ndryshimeve të personelit në administratën Trump, dorëheqja e tij është i veçantë: në kulmin e riorientimit të strategjisë amerikane të mbrojtjes kreu i dikasterit tërhiqet. James Mattis nuk i fsheh aspak mosmarrëveshjet e tij me presidentin e SHBA-së. Është si një protestë publike. Në letrën e tij të dorëheqjes, ministri i Mbrojtjes nuk adreson drejtpërdrejt tërheqjen e trupave nga Siria, të cilën shumëkush e konsideron të parakohshme. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tradicionalë të Shteteve të Bashkuara. Ai paraprakisht theksoi se sa të rëndësishme e konsideron bashkëpunimin e ngushtë me aleatët tradicionalë të Shteteve të Bashkuara. Aleatët duhet të trajtohen me “respekt,” shkroi Mattis. Trump i ka ofenduar vazhdimisht partnerët tradicionalë si Gjermania. “Ju keni të drejtë për një Sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më në përputhje me pikëpamjet tuaja”, shkroi Mattis. Prandaj, sipas tij, “është drejtë” që të japë dorëheqje nga posti.

Paralajmërim i padëgjuar për “gabimet serioze strategjike”

Mattis dhe Trump ndodheshin në një udhëkryq për një sërë çështjesh dhe presidenti vazhdonte të mos i merrte për bazë këshillat e sekretarit të tij të Mbrojtjes. Kështu ministri i Mbrojtjes kishte paralajmëruar se tërheqja e parakohshme e trupave amerikane nga Siria do të ishte një “gabim serioz strategjik”. Edhe ministri i Jashtëm Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë John Bolton gjithashtu e kanë këshilluar presidentin kundër këtij vendimi . Megjithatë, Trump njoftoi tërheqjen e plotë të ushtarëve amerikanë nga vendi i luftës civile. Por si në SHBA edhe ndër aleatët në luftën kundër Shtetit Islamik (IS) nuk ka mirëkuptim për këtë hap. Siç njoftoi “New York Times”, Mattis u përpoq më kot t’ia ndryshojë mendjen presidentit Trump dhe si rrjedhojë më pas ai njoftoi tërheqjen e tij. Megjithatë, presidenti u përpoq që të shmangte përshtypjen se ka mosmarrëveshje mes tyre. Ai njoftoi për largimin e Mattis vetëm disa minuta përpara letrës së dorëheqjes. Ai deklaroi, se gjatë detyrës së tij janë bërë përparime të mëdha, si edhe në drejtim të armatimit të ushtrisë. Trump shkruan në twitter, se Mattis ka kontribuar shumë për t’i nxitur shtetet aleate dhe vendet e tjera që të kontribuojnë në angazhimet ushtarake. “Falënderoj shumë Jimin për shërbimin e tij!”. Një pasardhës i tij do të emërohet së shpejti.

Së pari Siria, pastaj Afganistani?

Menjëherë pas dorëheqjes së sekretarit të Mbrojtjes u përhap lajmi për një tërheqjeje “të rëndësishme” të trupave nga Afganistani. Me sa duket, më shumë se gjysma e 14.000 ushtarëve amerikanë do të tërhiqen. Presidenti i SHBA e ka planifikuar prej shumë kohësh tërheqjen e trupave nga Afganistani, por tha ai, vazhdimisht sekretari i Mbrojtjes e ka bindur për të rritur numrin e ushtarëve atje. Tani që Mattis jep dorëheqje, Trump sigurisht që po realizon kursin e tij origjinal. Udhheqësit demokratë e përshkruajnë largimin e Mattis si një kthesë, pasi ai ishte një zë i arsyes në administratën Trump. Ka edhe shqetësime që dëgjohen nga radhët e republikanëve. Senatori republikan Marco Rubio, për shembull, e sheh letrën e Mattisit si dëshmi, se SHBA është në një kurs të rrezikshëm në politikën e jashtme. Ai shpreson që Trump mund të bindet për të marrë një drejtim tjetër.

Sunduesi i vetëm në Shtëpinë e Bardhë

Që kur Trump qeverisë në Shtëpinë e Bardhë, ka pasur dhjetra ndryshime të personelit, duke përfshirë disa në kabinetin e tij. Ndër më të bujshme ishin shkarkimi i ministrit të Jashtëm Rex Tillerson në mars të këtij viti. Vetëm në javët e fundit ka pasur disa ndryshime: Së pari, Trump i kërkoi ministrit të tij të Drejtësisë Jeff Sessions të japë dorëheqjen, më pas ai njoftoi shkëputjen e Shefit të Shtabit John Kelly si dhe të ministrit të Brendshëm Ryan Zinke. Ish-punonjës të Shtëpisë së Bardhë kanë paraqitur në raportet e brendëshme rrethana kaotike./dw/

@tn.lajmelokale
@tetovanews