Ballina Bota Përplasja me Rusinë, SHBA zhvillon fluturime mbikëqyrëse mbi Ukrainë

Përplasja me Rusinë, SHBA zhvillon fluturime mbikëqyrëse mbi Ukrainë

SHPËRNDAJE

Pentagoni njoftoi sot se ka zhvilluar një fluturim vëzhgues mbi Ukrainë për të ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për këtë vend pas kapjes së luftanijeve ukrainase nga Rusia në Detin Azov. “SHBA-ja dhe aleatët zhvilluan sot një fluturim vëzhgues konform me traktatin Open Sky”, njoftoi Ministria amerikane e Mbrojtjes në një komunikatë.

Traktati i quajtur “Open Sky” (Qiell i Hapur) i mundëson 34 vendeve firmëtare të marrëveshjeve të Konferencës mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (CSCE) për të fluturuar territoret respektive që të verifikojnë lëvizjet e tyre ushtarake dhe për të kontrolluar armatimet e njeri-tjetrit.