Ballina Sport Paul George, lojtari më i mirë në NBA

Paul George, lojtari më i mirë në NBA

Paul George ishte lojtari më i mirë në basketbollin amerikan, për ndeshjet e fundit. Ai udhëhoqi Oklahomën në një fitore të vështirë, në fushën e Utah Jazz.

Dy yje janë më mirë se dy. Kjo është një aksiomë e sportit dhe vlen edhe në basketbollin amerikan, për dyshen e Oklahomës, Rasell Westbruk dhe Paul George. Ky i fundit, George, mund të quhet një nga lojtarët më spektakolarë, por shpesh ndër më të harruarit e NBA-së. Kjo, ndoshta, për shkaks e në skuadrën e tij është edhe Rasell Ëestbruk, “mbreti i tripëll dabëllave”, por ky i fundit shpesh e falenderon George.

Kështu ndodhi në mbrëmjen e fundit, kur vetë Westbruk pati një mbrëmje jo edhe aq të shkëlqyer, me vetëm 8 pikë, 12 topa në tabela e 9 asistë, por Paul George u ngrit në lartësinë e detyrës. Ai shënoi 43 pikë në fushën e Utah Jazz, plus kapi 14 topa në tabela, shërbeu 6 asistë, vodhi 5 topa nga kundërshtarët dhe u bllokoi një gjuajtje. Vërtet një ndeshje thuajse e përsosur, në fitoren e vështirë të Oklahomës, 107-106.

George është ndër 10 shënuesit më të mirë të sezonit në NBA, në shoqëri me James Hardenin, Kevin Durantin, Stephen Curry, Anthony Davis, Lebron James, Damian Lilardin, Leonardin, Embajdin apo Antetokumpon. Ai shpreson që këtë vit të luajë për titull, dhe Oklahoma besohet se do t’ia japë këtë mundësi, sepse është pranë kreut në Konferencën Perëndimore./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews