Ballina Bota Pas 18 orë negociatash, arrihet marrëveshja për reformën e Eurozonës

Pas 18 orë negociatash, arrihet marrëveshja për reformën e Eurozonës

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian arritën një marrëveshje mbi reformën e Eurozonës.

Sipas zëdhënësit të Eurogrupit, Luis Rego, marrëveshja u arrit pas 18 orë negociata. Reforma përcakton rregulla të reja për bankat në mënyrë që ato të ruajnë nivelin e kreditimit dhe garantojnë burimet e financimet. Ministri austriak i Financave, Hartwig Loeger, sqaroi se vendet anëtare të BE-së duhet të t’u japin dorën e fundit hollësive të marrëveshjes deri në fund të vitit.

“Ky ishte një gurthemeli i rëndësishëm i procesit të ndërtimit të bashkimit bankar. Ne jemi tani në gjendje të mbështesim rezultatet kryesore të trialogut mbi paketën e masave bankare të reduktimit të riskut,” tha Loeger.Marrëveshja e arritur mes 27 Ministrave të Financave të BE-së duhet të marrë miratimin e krerëve të shteteve dhe qeverive gjatë samitit që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

@tn.lajmelokale
@tetovanews