Ballina Aktualitet Shqipëri Pamje nga parlamenti shqiptar, një ndër fotot e vitit në REUTERS

Pamje nga parlamenti shqiptar, një ndër fotot e vitit në REUTERS

Një foto e parlamentit shqiptar, ku anëtarët e opozitës kanë hedhur miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë një sesioni parlamentar, renditet si një ndër fotot e vitit nga REUTERS.

Fotoja është realizuar nga fotografi Florion Goga dhe mban datën 12 prill 2018. Nuk është hera e parë që agjencia e madhe e lajmeve në botë publikon foto të Gogës.

Shqipëria renditet e dyta ndër fotografitë pas fotos nga Afganistani realizuar nga Omar Sobhani. Në foton e tij shfaqen gratë të mbuluara që presin të votojnë në një vendvotimi në Kabul më 20 tetor të 2018-ës.

Pas Shqipërisë vjen një foto nga Algjeria realizuar nga Zohra Bensemra. Një skifter është fotografuar ndërsa turistët janë ulur në tarracën e një restoranti në majë të digës së Taksabt në Tizi Ouzou, Algjeri.

Andorra vjen me foton e realizuar nga Albert Gea, ku shihet festa e një grupi sportistësh teksa festojnë golin e parë kundër Kazakistanit, realizuar më 10 shtator. Argjentina, Australia, Banglandeshi, Bjellorusia janë ndër vendet e tjera që renditen në fotot më të mira të realizuara gjatë këtij viti.

Fotot janë publikuar me mbishkrimin: një vend, një foto, një vit!

Pamjet  mund t’i shihni në këtë link: https://www.reuters.com/news/picture/one-country-one-picture-one-year-idUSRTS26P4O

@tn.lajmelokale
@tetovanews