Ballina Aktualitet Rajoni Paketa anti-shpifje, Rama: Gjoba për portalet që publikojnë “fake news”

Paketa anti-shpifje, Rama: Gjoba për portalet që publikojnë “fake news”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria po përgatit paketën anti-shpifje, që ka shkaktuar deri dhe shqetësim në opinoiopni publik. Në konferencën “News Agencies vs Fake News”, Rama tha se ka ardhur koha që gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme do t’u vihet fre me anë të një legjislacioni i cili deri tani sipas tij ka qenë ‘i relaksuar’.

“Bordi i këtij autoriteti duhet të reagojë në mënyrë të menjëhershme, pasi në Shqipëri kanë qarkulluar dhe qarkullojnë lajme të rreme. Ka pasur “Fake News” se kam bërë marrëveshje me Putinin. Por qeveria është gati për të paraqitur paketën anti-shpifje, edhe pse kemi pasur një legjislacion të relaksuar. 5 vitet e fundit u regjistruan 20 mijë portale. Rreth 700 portale janë lajmesh”.

Rama theksoi se për të gjitha lajmet e rreme dhe të pavërteta do të ketë gjoba ndaj portaleve. “Paketa anti-shpifje përfshin gjoba për lajmet e rreme dhe shpifjet. Më shumë se 600 portale online janë të paligjshme nga ana tjetër. Vendosja e një loje rregullash të qartë do të jetë në funksion të situatës dhe në përmirësimin e vetë botës së mediave online, sigurisht pa cenuar lirinë themelore të fjalës së lirë dhe të informimit të publikut”, – u shpreh Rama.

@tn.lajmelokale
@tetovanews