Ballina Sport Ozil i thotë lamtumirë Arsenal-it, do të marrë vendin e yllit francez

Ozil i thotë lamtumirë Arsenal-it, do të marrë vendin e yllit francez

Drejtuesit e Paris Saint Germain nuk po humbasin kohë dhe kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e francezit Adrien Rabiot, i cili është shumë pranë divorcit me kampionët e Francës.

Lojtari 23-vjeçar do të largohet që në merkaton e janarit drejt Barcelonës, por zëvendësuesi i tij do të jetë një ikonë e futbollit botëror, një kampion bote, mesfushori gjerman Mesut Ozil.

Edhe Ozil është në prag të divorcit me skuadrën e Arsenal, ku luan shumë pak dhe ku ka një rrogë të rëndë për arkën e “topçinjve”.

Kohët e fundit është përfolur se gjermani do të shkojë në Serinë A, tek Interi, por duket se PSG ka ndërhyrë rrufeshën, duke e sjellë mesfushorin fantazist në Francë për të zëvendësuar Rabiot.

Për momentin, të dyja këto lëvizje janë ende të pazyrtarizuara, por duket se nga 1 janari merkatoja e dimrit pritet të përjetojë ditë të “nxehta”, me PSG që pritet të jetë në qendër të saj.

Skuadra franceze nuk ka probleme të paguajë Mesut Ozil, 30 vjeç, që do të vazhdojë të luajë në një ekip të madh dhe ku mund të triumfojë sërish, madje edhe në Champions League.